14:33 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

A janë 900 mijë franga, Gashi tregon për sa para bëhet fjalë

Avokati i Loredana Zefit, Tomë Gashi ka dhënë detaje për akuzat që i janë bërë asaj për përfitim parash.

Në një konferencë, Gashi ka thënë se meqë rasti ka fillu në vitin 2016 e janë përfshirë anëtar të familjes, tregon që nuk mund të shndërrohet në rast penal pas 3 vitesh, raporton Indeksonline.

“Në vitin 2018 ka pas tentativa të kthehet borxhi e të arrihet një marrëveshje dhe Loredana është ftuar të hënën apo të martën dhe ka sqaruar para prokurorit. Është fare lehtë ta dimë se personi që pretendon që është dëmtuar, ka pasur edhe më herët këso pretendime e që nuk i janë pranuar. Gjëra të tilla të marrjes së parave ndodhin gjithkund në botë e sidomos aty ku zhvillimi është i madh, por niveli i standardit nuk është në përpjesëtim të të ardhurave që personat në fjalë mund ti kenë. Rasti ka të bëjë me raporte civile, shuma që është përmend në media  vërtetohet se nuk ka pas ndalim policor as të prokurorisë e nuk ka pasur as urdhër për arrestimin e saj”, ka theksuar Gashi.

Sipas tij, edhe popullariteti i Mozzik ka bërë që mediat të japin kaq informata.

“Unë si avokat them të qetësohet pak situata sepse ska qenë kurrë e dëmtuar financiarisht dikush, të kemi mundësinë të flasim me njërin tjetrin, po për çka i ka ftu 350 dhanë jo 700 mijë thirrne prokurorinë në Luzern ju tregon, akuzat janë për 350 mijë euro”, përfundoi ai.

Gashi ka shtuar se Zvicra i respekton ligjet e saj më shumë se Kosova dhe se avokati emri i së cilës thuhet se është përmendur nga Loredana, ka të drejtë të ankohet dhe të bëj padi./Indeksonline/