75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gashi i del në mbrojtje Vjosa Osmanit, kritikon Veselin se fotografonte deputetët

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka quajtur korrekte sjelljen e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Reagimi i tij vije pasi opozita, konkretisht PDK-ja, paralajmëroi bojkotim të seancës së sotme për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai dha një sërë kritikash ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, njëherësh kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për sjelljet që i kishte në seancat sa ishte udhëheqës.

Gashi theksoi se Veseli fotografonte deputetët dhe bënte selfie nga karrigeje e krye parlamentarit.

“Ka përgjegjësi dhe është e përgjegjshme Vjosa Osmani”, u shpreh Gashi, duke shtuar se PDK-ja po lumturohet në fatkeqësi të qytetarëve të Kosovës.