75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / L K

Gashi i LDK-së me kritika ndaj VV-së për mospjesëmarrje në seanca, tregon nëse do të votojnë buxhetin

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes për mospjesëmarrje në seancat e kuvendit, përcjell IndeksOnline.

“VV-ja nuk është në këtë gjendje për shkak të LDK-së.

Ne si parti kemi përkrahur nisma në të mirën e qytetarëve”, ka thënë Gashi.

Gashi kur është pyetur nëse LDK-ja do të votojë buxhetin ka thënë se ata do ta marrin pjesë në seancë mirëpo nuk dihet nëse do ta votojnë.

Ndryshe, këtë javë pritet të mbahen dy seanca parlamentare.