23:42 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gashi i LDK-së: VV-ja duhet të na tregojë se çfarë mendon për shtetin e Kosovës dhe ekzistencën e tij

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët në shumë çështje.

“Duhet të gjendet gjuha e përbashkët se si se shohim shtetin e Kosovës, si e shohim shtetin në raport me të tjerët. Janë çështje komplekse.Jemi në një situatë ku ne duhet të ulemi dhe të flasim se çka mendojnë ata për shtetin  Kosovës dhe ekzistencën e tij”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“E kemi problem në tavolinë sepse Kosova varet nga raportet ndërkombëtare. Normalisht nuk mund të ketë sjellje unilaterale. Njerëzit në kohërat moderne po keqkuptojnë konceptin e sovranitetit. Sovraniteti sot nuk është absolut sot është relativ. Sa më shumë që hyn në organizata ndërkombëtare ke më pak sovranitet. FMN, OKB… vendosin standarde për të të pranuar në gjirin e tyre”.