Gashi i PDK-së merr mbështetje të madhe në ‘Lagjen e Trimave’

Kanidati për deputet në radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, gjatë ditës së sotme ka marur pjesë në tubimin në Lagjen e Trimave.
Gashi, përmes një postimi në facebook është shprehur se aty ku filluan ngjarjet e mëdha për Kosovën dhe u shënuan fitoret e pandalshme të PDK-së.
Ndërsa theksoi se entuziazmi dhe gatishmëria për fitoren e 9 shkurtit janë të dukshme te çdo demokratë.
“Tubim madhështor në Lagjen e Trimave. Aty ku filluan ngjarjet e mëdha për Kosovën dhe u shënuan fitoret e pandalshme të PDK-së. Entuziazmi dhe gatishmëria për fitoren e 9 shkurtit janë të dukshme te çdo demokratë”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kujtim Gashi kandidon me numër 15./Indeksonline/