14:08 / E Mërkurë, 15 Janar 2020

Gashi i PDK-së: Osmani, po mundohet ta shmangë debatin nga flirtimi i saj me Vetëvendosjen

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, ka komentuar relacionet midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje të cilat nuk po mund të dakordohen për të bashkëqeverisur.

Ai është fokusuar me tepër te Vjosa e Osmani e cila mbrëmë tha se çfarë na duhet partia kur nuk e kemi shtetin.

Sipas Gashit, Osmani përmes përhapjes të këtyre të pavërtetave, po mundohet që të shmangë debatin nga flirtimi i saj me Vetëvendosjen.

Statusi i plotë i Gashit:

Znj Osmani,
Ju keni deklaruar se e kemi shtetin edhe kur s’kemi pasur as defakto as de jure!
Ç’far zori e ke sot me kontestu!?

Si po e plotëson Vjosa Osmani mungesën e reagimeve nga Vetëvendosje?

Sa herë që Vetëvendosje nuk i reagon Lidhjes Demokratike të Kosovës – atëherë këtë detyrë e kryen me shumë zell kundër partisë së vet, vet kandidatja e saj për kryeministre Vjosa Osmani.

Nëse nënkryetari i LDK-së Agim Veliu thotë se oferta e VV-së ka për qëllim <> atëherë në kundërshtim të kësaj qasje del nënkryetarja tjetër e LDK-së Vjosa Osmani, ashtu siç bëri mbrëmë duke mbrojtur Vetëvendosjen.

Ajo po mundohet edhe të përhap të pavërteta për gjoja rrezikimin e shtetit të Kosovës nga PAN-i.

E sot?
Me kënd po mundohet Vjosa Osmani ta mbroj shtetësinë e Kosovës?

Shtetësinë e Kosovës po mundohet ta mbrojë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin që prej vitit 2008 dhe deri sot për çdo ditë kanë prodhuar deklarata kundër shtetit të Kosovës, nuk ia kanë respektuar institucionet dhe ia kanë sharë e përbuzur simbolet shtetërore.

Përmes përhapjes të këtyre të pavërtetave, Vjosa Osmani po mundohet që të shmang debatin nga flirtimi i saj me Vetëvendosjen.

Në fakt zvarritja e deritashme për formimin e Qeverisë është edhe si rezultat i mosbesimit ndërmjet VV-së dhe LDK-së, në të cilin ka gisht edhe ajo.