75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gashi i shokuar nga tërmeti, lutet për shqiptarët

Një tërmet që ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri ka tronditur të gjithë ndërsa raportohet për viktima dhe të lënduara.

Për lajmin e tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipirën kanë njoftuar edhe mediat e huaja dhe të tronditur nga kjo kanë mbetur edhe shqiptarët që jetojnë jashtë  vendit, shkruan Indeksonline.

Edhe reperi me prejardhje shqiptare, Gashi është prekur nga ky lajm, duke u lutur për popullin shqiptar.

“Lutjet e mia janë për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam ende i shokuar nga ky lajm i tmerrshëm”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se një tërmet mbrëmë është ndier edhe në Kosovë./Indeksonline/