75 Mall Live Search
20:51 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

GASHI ia rikujton Bebe Rexhës edhe një tjetër yll shqiptar për ta ftuar në bashkëpunim

Janë këngëtarët që po pushtojnë mediat, koncertet dhe top listat në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max e Bebe Rexha.

Kjo e fundit sot në llogarinë e saj Twitter i ka ftuar koleget e saj shqiptare që t’i bashkojnë forcat për një bashkëpunim, të cilat edhe iu kanë përgjigjur, shkruan Indeksonline.

Por, është reperi me famë ndërkombëtare Gashi ai që Bebe-s ia ka rikujtuar se është edhe një shqiptare e talentuar në Amerikë, Njomza Vitia e cila po ashtu duhet të bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi.

Ndryshe, Njomza është një nga bashkëpunëtoret dhe miket e Ariana Grandes, të cilës ia ka shkruar edhe disa tekste./Indeksonline/