75 Mall Live Search
23:44 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / FR

Gashi jep detaje për të shtënat me armë: Katër të dyshuar në kërkim, një grua u gërvisht nga plumbi

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka thënë detaje për të shtënat me armë zjarri që tronditën lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kryeprokurori Gashi, ka bërë të ditur se katër persona janë në kërkim ndërsa një grua është gërvishtur nga plumbi.

Tutje ai, tha setë dyshuarit janë persona të njohur për Policinë e Kosovës. Ai tha se ngjarja erdhi si shkak i një mosmarrëveshjeje një ditë më parë

“Shkaku i një mosmarrëveshjeje që e kanë pasur një më parë, janë gjujtur mes vete nuk ka të lënduar përveç një gërvishtjeje të një kalimtareje aty. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës, janë recidivist. I kemi të gjitha provat, kamerat, i kemi identifikuar dhe gjatë bastisjes në banesën e tyre kemi gjetur dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska. Katër persona janë në kërkim. “, tha Gashi.