75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Gashi, ka një lajm të mirë për adhuruesit

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi ka paralajmëruar projekt të ri muzikor.

Rep artisti i njohur, i cili pak kohë më parë promovoi albumin e ri “Gashi” ka zbuluar se tashmë ka nisur punën për projekte të reja, madje bëhet fjalë për dy albume.

Ai në një postim të bërë së fundi tregoi se për të punuar në këngët e reja do të vendoset në Los Angjelos.

“Do të më mungojë Nju Jorku… po shkoj në Los Angeles për t’u përgatitur për dy albume”, ka zbuluar Gashi.

Ndryshe, kujtojmë se Gashi në gusht të vitit që lamë pas performoi në kuadër të “Sunny Hill” në parkun “Gërmia”, në Prishtinë./Indeksonline/