09:18 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gashi ka një paralajmërim për adhuruesit e tij

Gashi së fundi publikoj projektin e ri ‘Yestarday’ në bashkëpunim me Maxx Owa këngë kjo pjesë e albumit të tij më të ri.

Por, është një tjetër këngë nga albumi I tij që Gashi mendon se do të jetë një hit ‘gjigant’, shkruan Indeksonline.

Përmes një video të publikuar në një nga koncertet e tij, reperi me preardhje shqiptare ka thënë se kënga e tij ‘Roses’ do të jetë një një super hit në të ardhmen.

“Një ditë ‘Roses’ do të jetë këngë e madhe…dhe unë do të iu them ‘ju kam thënë”, ka shkruar Gashi përkrah videos.

‘Roses’ u publikua kohë më parë dhe deri më tani ka mbi 1.6 milionë klikime në kanalin zyrtar në ‘Youtube’./Indeksonline/