75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gashi koncert të paharrueshëm në Gjermani, kujton kohën kur ishte refugjat

Reperi i njohur me prejardhje shqiptare, Gashi po vazhdon suksesshëm me koncertet e tij në turneu botëror.

Gashi së fundi ka mbajtur performancën e radhës në Frankfurt të Gjermanisë, vend ku reperi ishte refugjat para 20 vjetësh bashkë me familjen e tij, shkruan Indeksonline.

Ai ka kujtuar kohët e vështira të familjes së tij, ndërsa tha se kurrë nuk do ta harrojë këtë koncert biletat e të cilit u shiten menjëherë.

“Unë kam qenë refugjat me familjen time në Gjermani … duke parë babanë tim të marrë një biçikletë kudo për të gjetur një punë … të jetoja në kampe refugjatësh, ku të gjithë duhej të ndanin ushqim dhe të dilnim jashtë për të përdorur banjot publike … 20 vjet më vonë u ktheva në Gjermani të gjitha biletat e shfaqjeve të shitura. Frankfurti ishte një shfaqje që nuk do ta harroj kurrë” u shpreh Gashi./Indeksonline/