75 Mall Live Search
23:02 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gashi krenar me prejardhjen, dizajnon shqiponjën në Nike Air Force 1

Gashi mori pjesë në festivalin ‘Sunny Hill’ për të dytën herë me radhës.

Ai dhuroj një performancë energjike dhe fantastikë për adhuruesit e tij të shumtë, shkruan Indeksonline.

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare çdo herë ka treguar me krenari preardhjen e tij, ai i bartë simbolet shqiptare çdo kund me vete.

Këtë herë në një postim që ka bërë së fundi, Gashi ka ndarë disa imazhe nga festivali ‘Sunny Hill’, ndërsa në disa imazhe tjera shihet një shqiponjë e pikturuar në atletet e tij ‘Nike’.

Ky model i atleteve ende nuk mund të gjendet në internet, fansat e tij shqiptarë e kanë vërshuar me pyetjet Gashin se ku mund t’i blejnë ato, e reperi nuk ka dhënë asnjë detaj. Neve na mbetet të presim nëse ato do të dalin në shitje.

Ndryshe, gjatë qëndrimit në Kosovë, Gashi publikoj projekti e ri ‘Never Forget’./Indeksonline/