75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gashi krenar: “Kurrë mos harroni nga vini!”

Reperi me prejardhje shqiptare Labinot “Larry” Gashi, apo siç njihet në arenën ndërkombëtare si “Gashi”, po korrë suksese të kënaqshme në skenën muzikore shqiptare, shkruan Indeksonline.

Ai është mjaft i suksesshëm me projektet muzikore, e këtë e ka dëshmuar me disa projekte, e së fundmi me lansimin e albumit të parë.

E veçanta rreth reperit është se ai vazhdimisht me krenari e ka pranuar prejardhjen e tij shqiptare, duke e shfaqur hapur në shumë raste.

“Kurrë mos harroni prej nga vini” : ka shkruar reperi Gashi në një video të publikuar nga ai ku spjegohet historia e jetës së tij.

Kujtojmë që në fillim të gushtit Gashi ishte pjesë e festivalit të madh ‘Sunny Hill’ që u organizua në Prishtinë. /Indeksonline/