75 Mall Live Search
21:21 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Gashi: Kurti më sakrifikoi si mesazh për bashkëpunëtorët

Ish-këshilltar i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka thënë se u sakrifikua nga Albin Kurti.

“Edhe sikur çoi një mesazh te bashkëpunëtorët e tanishëm edhe bashkëpunëtorët e ardhshëm që në rast të sulmeve ose linçimeve publike prej turmave injorante të partive politike kundërshtare mundet edhe me i sakrifiku siç po thoni ju”, tha Gashi në Rubikon.

“Pala kosovarë është dashtë vet me formu një Gjykatë për krime lufte, për me i gjyku pretenedimet e raportit të Dick Martyt”, ka thënë ai.

“Ishte luftë e drejtë dhe nuk ka asnjë dilemë as në Kosovë as në bashkësinë ndërkombëtare, them për ShBA-të dhe BE-në që kanë mbështetë clirimin. Mirëpo nuk ka luftëra të pastra, në krejt luftërat ndodhin krime. Në krejt luftrat n ëish-Jugosllavi kanë ndodhë gjana të tilla, natyrisht fajtori kryesor është Serbia dhe Sllobodan Millosheviq.  Unë them që të gjitha luftrat që kanë ndodhë në ish-Jugosllavi them se Serbia është fajtori kryesor, por edhe në Kroaci psh janë gjyku dhe janë dënu ata që kanë qenë të përfshirë në luftë të armatosur.  Pjesëtarë të UCK-së është e vërtetë që janë gjyku, por Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë liru në mungesë të provave për krimet që janë akuzu që i kanë kry gjatë viteve 1998-99. Në Hagë nuk dëshmu që UCK ka bërë krime sepse nuk është dëshmu se UCK ka pasë plan për deportime, vrasje etj”, ka thënë Gashi.

“Në Kosovë mendojnë se vec kur shpallen të fajshëm janë kriminelë por kjo nuk është e vërtetë sepse edhe Millosheviqi ka vdekur pa u shpallë i fajshëm por ai ka qenë kriminel. Ka pasë Gjykatë në Kroaci, Gjykatë Speciale në Bosnjë ku janë dënu ata që kanë kry krime edhe pse luftrat kanë qenë clirimtare. Ne si shqiptarë jemi shumë të pakënaqur se sad he sip o dënohen të akuzuarit serbë për krime lufte”, ka thënë tutje Gashi.