75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / MSH

Gashi: Kurti shpesh e përzien Serbinë me BE-në

Analisti politik, Dardan Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është dashur ta anulojë takimin me Aleksandër Vuçiqin nga Prishtina, e jo të shkojë në Bruksel e pastaj ta dështojë takimin.

Gashi në “Debat Plus”, u shpreh se “Teatri është pjesë e pandashme e Kurtit”.

“Teatri është pjesë e pandashme e Kurtit, I vetmi në realitet që e zotëron. Është vendim që është dashtë ta marrë në Prishtinë, mos ta qet Borrellin dhe BE-në në këtë situatë, ka mujt me thënë që nuk vi, kur ka qenë Lajcaku këtu”, tha ai.

Tutje ai theksoi se Kurti e ngatërron shpesh Serbinë me Bashkimin Evropian (BE).

“Më duket Kurti e përzien Serbinë me BE-në, mos me folë me Serbinë është legjitime dhe mos me fol me BE dhe Amerikën është diçka tjetër. Tradicionalisht, ne nuk kemi negociu me Serbinë. Herën e parë në negociatat në 2005, kur kam qenë pjesë, s’kemi folë me Serbinë por me Perëndimin”, tha ai.