23:45 / E Martë, 25 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Gashi: Kurtin e sjellim në Kuvend për dialogun në javët e ardhshme, tani s’duam ta bëjmë të duket i dobët

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ftohet për një interpelancë për të raportuar për dialogun me Serbinë, në javët e ardhshme.

Gashi ka vlerësuar se kjo nuk është koha më e mirë që Kurti të dalë para Kuvendit për të folur për këtë temë.

“Nuk duam ta bëjmë të duket i dobët kryeministrin. Nuk duam ta vëmë në defansivë për këtë temë”, ka thënë shefi i deputetëve të LDK-së në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Ai ka thënë se raportimi i tij në Kuvendin e Kosovës, do të jetë i paevitueshëm në javët e ardhshëm.

Gashi ka shtuar se Kurti nuk e ka një platformë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Ai nuk ka një platformë të re, të paktën nuk e ka publike”, ka thënë ai.

“Është në diskrecion të tij për me i marrë vendimet. Nuk jemi të prirur që ta paragjykojmë negativisht, nuk duam me cdo kusht ta qesim keq. Ideja është që ta mbrojmë interesin shtetëror të Kosovës përballë Serbisë”, ka deklaruar ai.

Gashi ka thënë se ka një vit ku politika botërore ka ndryshuar, prandaj duhet të ndryshojë edhe sjellja e politikës në Kosovë.