Gashi lavdëron punën e Hotit, por thotë se janë dy pika të marrëveshjes së Washingtonit që duhet pasur kujdes

Shefi i Grupit parlamentar i LDK-së Arben Gashi, në emër të grupit të tij parlamentar ka folur me tone pozitive për gjithë angazhimin e qeverisë Hoti në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, raporton IndeksOnline.
Me gjithë lëvdatat që patë, Gashi tha se janë dy pika të kësaj marrëveshje që duhet pasur kujdes , ajo e Ujmanit dhe Mini shengeni.
“Ujamani që gjenden në Kosovë ndërsa një pjesë e vogël e saj gjendet në Serbi.Duhet insistuar se ky fakt të theksohet aty, që është ndërtuar nga Kosova në vitet e 70ta, është pasuri e Kosovës, përdorimi i përbashkët nuk nënkupton pronësi të përbashkët”, tha Gashi.
Ai theksoi edhe çështjen e Mini shengenit, duke theksuar se Kosova duhet të insistoj që në këtë marrëveshje të tregtisë së lirë të hyjë si shtet i barabartë.
“Duhet të shohim se cilat janë mundësitë e zhvillimit tonë ekonomik, cilat janë dobitë tona nga ky mini shengen. Duhet vlerësimi i ekonomistëve, dhe mendoj që zotëri Hoti është në pozitën e duhur për të dhënë një vlerësim të tillë”, theksoi Gashi.
Ajo që sipas tij është e rëndësishme është se Kosova hynë në raporte ndërkombëtare si palë e barabartë. Ndërsa ka thënë se tashmë është vërtetuar se rreziku i ashtuquajtur i thikave mbi harta në Shtëpinë e Bardhë nuk ka ekzistuar, e nëse kjo ka ekzistuar atëherë është meritë e Hotit që e ka ndaluar./IndeksOnline/