18:04 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gashi – Majko: Marrëveshjet e para të dy qeverive për një diasporë

Nënshkruhen marrëveshjet e para ndërmjet dy ministrive të Diasporës, asaj të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, të parat e këtij lloji ndërmjet dy qeverive në kuadër të takimit në Korce.

Zv. Kryeministri Dardan Gashi ka mirëpritur marrveshjet e arritura, të cilat synojnë unifikimin e politikave dhe strategjive kundrejt diasporës shqiptare, pavarësisht identitetit shtetëror.

“Shqiptarët janë shqiptarë, qofshin të Kosovës, qofshin të Shqipërisë e kështu me radhë. Kemi një gjuhë, një kulturë dhe të njëjtat tradita. Nga sot e tutje, bashkë me homologun tim, Majko, këto vlera po synojmë t’i kultivojmë dhe mbrojmë si një trup, jo si dy institucione. Gjuha dhe kultura shqipe janë top prioritet e këtyre marrëveshjeve” – ka thënë zv. Kryeministri Dardan Gashi.

Nga ana tjetër, ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka shprehur përkushtrimin e tij për të shtyrë proceset përpara.

“Diaspora shqiptare është një dhe me rol të pakontestueshëm në historinë tonë kombëtare. Të dyja qeveritë tona e kanë me njëmendë rilidhjen konkrete dhe rilindjen e dashurisë dhe ndërveprimit reciprok. Kjo që po bëjmë sot, është hapi i parë” – ka thënë ministri Pandeli Majko.
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe si dhe qendrat kulturore që ka të hapura tashmë Republika e Kosovës në disa vende, si dhe të tjerat që priten të hapen, me këto marrëvshje të dyja qeveritë bashkëveprojnë dhe bashkëndajnë gjithcka, përfshi dhe mbulimin financiar.

Tri nga dy marreveshjet qe u nenshkruan nga dy kryeministrat ishin per ministrite e Diaspores te te dyja vendeve.