15:36 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Gashi: Më 5 maj përurohen varrezat e dëshmorëve të “Zonës Operative të Llapi”

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi ka falendëruar familjarët e dëshmorëve për gatishmërin e tyre në procesin e zhvarrimit dhe rivarrimit të trupave të dëshmorëve të kombit në “Kompleksin Memorial të Varrezave të Dëshmorëve të Zonës Operative të UCK-së në Llap”, në fshatin Penuhë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se përurimi i varreza bëhet më 5 maj, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ky është postim i tij:

Shumë të dashur familjar të dëshmorëve, nga zemra ju falenderoj për gatishmërinë e juaj, përkrahjen e juaj në procesin e zhvarrimit dhe rivarrimit të trupave të dëshmorëve të kombit në “ Kompleksin Memorial të Varrezave të Dëshmorëve të Zonës Operative të UÇK-së në Llap” në fshatin Penuhë.

Përurimi i varrezave bëhet me 05. 05. 2018 në ora 12, nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Z.Ramush Haradinaj.

Të dashur shqipëtar kudo qe jeni, pjesëmarrja e juaj në këtë ceremoni na e bën edhe më madhështore këtë ditë kujtimi e krenarie tonë kombëtare!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! LG./Indeksonline/