75 Mall Live Search
22:38 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

Gashi: Molliqaj ka tentuar ta poshtëronte shtetin

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj.

Gashi ka shkruar se Molliqaj ka tentuar ta poshtëronte shtetin, siç bënte dikur tashmë kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

një huligan e goditi një polic. policia shpalli publikisht se është në kërkim të huliganit. një medium televiziv e thirri huliganin në intervistë. policia shkoi në oborrin e mediumit dhe e arrestoi huliganin para intervistës. huligani kishte tentuar ta poshtëronte shtetin, siç e poshtëronte dikur kryeministri i tanishëm që, ndonëse kërkohej nga policia, jepte intervista nepër televizione ose mbante fjalime para qytetarëve.

huligani duhet ta ketë parasysh se mjeshtri i këtyre metodave tani është kryeministër dhe se në politikë duhet të jesh kreativ dhe origjinal, e jo huligan dhe kopjac i keq.

natën e mirë dhe gjumin e ëmbël