19:45 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gashi ndërron emrin e albumit

“Stairs 2” do të quhej albumi i reperit shqiptar Gashi por duket se ky i fundit ka ndërruar mendje, transmeton Indeksonline.

Përmes rrjetit social Instagram ai ka lajmëruar se albumi tash do të quhet sipas mbiemrit të tij “Gashi”.

“Për fansat… Unë nuk do ta quaj albumin tim ‘stairs2’, do të thirret ‘GASHi. Shpresoj ta shijoni sikurse atë, sikurse unë gjatë bërjes”

Reperi nuk ka dhënë ndonjë sqarim se pse ka ndodhur ky ndryshim por Gashi ka paralajmëruar se ky album do të jetë projekti më i mirë që e ka punuar deri më tani./Indeksonline/