75 Mall Live Search
22:40 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / FR

Gashi: Një deputet i Kuvendit të Kosovës është punëtor i BIA-s serbe, edhe AKI e di

Dardan Gashi ka thënë në Debat Plus se është një deputet/e i/e Kuvendit të Kosovës që është involvuar me BIA-n serbe.

“Kemi njerëz në kuvend të përfshirë me BIA-n serbe, edhe AKI e di dhe prokuroria”.

“E dimë moti, sa njerëz, ndoshta me emër e mbiemër. Disa me emër, që janë pjesë të sistemit. E di për një anëtar të parlamentit që është punëtore i BIA-s. Me përgjegjësi të plotë që një anëtar i Kuvendit, që është pjesë I koalicionit… jam në gjendje t’i tregoj prokurorit. E di AKI, i kanë përgjimet. Është një fillim i demaskimit”, tha ai.

Gashi tha se deputeti apo deputetja nuk është nga nacionaliteti serb.

“Shpresoj që organet e sigurise e ndajnë edhe me ne këtë informatë këto ditë”, tha ai.

Gashi tha se është i bindur për atë gjë që e tha, madje theksoi se është i gatshëm të dëshmojë.