75 Mall Live Search
14:22 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / L K

Gashi njofton një tjetër seancë të jashtëzakonshme, KEK-u është tema

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka njoftuar thirrjen e një tjetër seancë të jashtëzakonshme për nesër.

KEK-u dhe pretendimet për skandale atje është temë diskutimi në seancën e nesërme.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet” shkruan Gashi në njoftim./Indeksonline/