75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gashi- opozitës: Nëse ju jep kënaqësi përdorimi i emrave pozhorativë – vazhdoni …

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas replikave me deputetë të opozitës ka bërë thirrje për një komunikim më dinjitoz.

“Nëse zotërinjve e partnerve të koalicionit bashkëqeverisës, ju jep kënaqësi përdorimi i emrave pozhorativë le të vazhdojnë derisa të munden me vazhdu, sepse nuk e kemi në plan të përmendim dhunë fizike, ne e kemi një instrument dhe po kërkojmë që të zbatohet dhe ajo është rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi, transmeton Indeksonline.

“Pra, ne kemi pa tulifar veprimi gati në çmenduri, por ajo që po pretenfojmë është që të kemi një standard komunikimi më dinjitoz, nëse dojmë me pas standard të komunikimit dinjitoz, në të kundërten po e shtyjmë deri kur të shkojmë. Unë jam i vetëdijshëm  dhe kam frikë se kjo llojë gjuhe për një moment do të dalë jashtë kontrollit dhe do të  kthehet në  problem personal”, ka thënë Gashi. /Indeksonline/