Gashi paralajmëron bashkëpunim me Cardi B?
Reperi shqiptar me famë botërore Gashi ka marr pjesë në festivalin Coachella i cili mbledh emrat më të njohur të muzikës në një vend.
Reperi nga atje ka publikuar një video në ‘instagram’ në të cilën shihet së bashku me reperen e njohur Cradi B dhe Dj Snake, shkruan Indeksonline.
Por, në mbishkrimin që ka bërë Gashi ka ngritur dyshimet që ai së shpejt do të sjell një bashkëpunim me një prej repereve më të famshme në botë.
“Kush është gati për Gashi ft Snake dhe Cardi Be” ka shkruar Gashi.
Kujtojmë që reperi kohë më parë ka sjellur edhe një projekt me reperin e suksesshëm kosovar, Ledri Vula./Indeksonline/