12:20 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gashi paralajmëron projektin e ri, vjen në bashkëpunim me reperin e famshëm

Gashi po sjell një tjetër hit që besohet se është pjesë e albumit 1984.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari shqiptar, i cili ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke xhiruar klipin me reperin e famshëm TY$ Sign.

Kënga e re me TY$ Signin do të dalë ditën e ditëlindjes së Gashit, ndërsa nga video kuptohet se bëhet fjalë për një këngë ritmike.

Kujtojmë se edhe Elvana Gjata, ka bashkëpunuar më parë me reperin e famshëm për këngën “Off guard”.