16:10 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gashi pas rasteve të shumta me Covid-19 në Prishtinë: Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë me kujdes të shtuar

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, përmes një statusi në Facebook, ka kujtuar se në Prishtinë që nga 20 mars e deri më sot janë regjistruar 900 raste me covid-19 dhe se prej tyre  aktive vazhdojnë të mbesin 654 raste.

Gashi duke treguar për këto statistika ka pasur një lutje ndaj qytetarëve, duke i ftuar për bashkëpunim, e për respektim të masave të dhëna nga institucionet shëndetësore.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e tij: