Gashi pas takimit me veteranët e UÇK-së: Është detyra jonë që amanetin e tyre ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm

Kandidati i PDK-së për deputet, Kujtim Gashi ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas takimit Gashi u shpreh se është detyrë e jona që amanetin e tyre ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm.
‘’Takuam veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burra dhe gra që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit tonë. Mirënjohje e përjetshme për kontributin dhe guximin e tyre! Është detyra jonë që amanetin e tyre ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm’’, ka shkruar Gashi.

Lavdi dëshmorëve! Respekt përjetë për luftëtarët e lirisë, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/