Gashi për humbjen kundër Prishtinës: Ajo ndeshje është hequr nga memoria jonë dje pas vërshëllimës së fundit

Skuadra e Ferizaj dje pësoi një humbje të thellë nga Prishtina me rezultat 8:1.
Futbollisti i Ferizaj, Dren Gashi, që nuk ishte në fushë dje, për Indeksonline u shprehë beson se humbja erdhi si pasojë e mos përvojës së lojtarëve që u paraqitën dje.

Ekipi i Ferizaj u paraqit me mungesa të shumta dje, pasi disa ishin të lënduar e disa të suspenduar.
‘Ferizaj u paraqit me mungesa të shumta në lojën kundër Prishtinës të dielën , pasi që ishim me kartonë dhe nuk ishim të gatshëm të fillojmë kampionatin siç deshëm dhe më pak lëndime.’
‘Humbja aq e thellë mendoj se erdhi si pasojë e mos përvojës së lojtarëve në atë ndeshje por duhet t’i kuptojmë pasi që janë te ri dhe po ashtu ishte një ditë e keqe për të gjithë ne, shpresoj të mos na ndodhë në ndeshjet e ardhshme dhe që nga ndeshja me Gjilanin të paraqitemi siç duhet dhe të shohin Ferizajn e vërtetë te gjithë opinioni pasi që ajo ndeshje është hequr nga memoria jonë dje që nga vërshëllima e fundit e referit’ u shprehë Gashi.

Tutje, ai tha se morali se veç sa është ngritur pas kësaj ndeshje.
‘Morali veç sa është ngritur pasi që ishte e vështirë për të gjithë ne edhe pse nuk luajtëm fare lojë dhe e përcollëm nga jashtë në TV. Këto mungesa Prishtina i shfrytëzoj mjaft mirë duke shënuar aq shumë’, tha ai.
Në fund Gashi tha se edhe kushtet financiare kanë mundur të ndikojnë por në fushë bashkëlojtarët e tij mundohen të harrojnë atë pjesë.
‘Normalisht që edhe kushtet financiare ndikojnë por kur futemi në fushë besoj se secili nga ne mundohemi ta harrojmë atë pjesë dhe te vazhdojmë të bëjmë atë që dimë më së miri, pra te luajmë dhe të japim maksimumin për klubin deri në fund’, përfundoi ai.
Pas kësaj humbje, Ferizaj ia ka vështirësuar punët vetes për luftën për mbijetesë./Indeksonline/