09:15 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gashi për projektin e ri: Kjo do të jetë kënga më e mirë e karrierës time

Së fundi Gashi ka lansuar projektin e ri muzikor ‘Safety’.

Kënga e re nga reperi shqiptar me famë ndërkombëtare është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e tij, ndërsa vet ai mendon që kjo është një prej projekteve të tij më të mëdha, shkruan Indekosnline.

Gashi ka publikuar një pjesë të shkurtë të nga kënga ‘Safety’ të cilën e ka publikuar në ‘Instagram’.

“E kam një ndjenjë që kjo këngë do të jetë një nga më të mëdhatë në karrierën time”, ishte mbishkrimi që bëri Gashi përkrah videos.

Ndryshe, Gashi në muajin gusht qëndroj në Kosovë ku edhe performojë për herë të dytë në festivalin ‘Sunny Hill’./Indeksonline/