Gashi për vendimin e Kushtetueses: Nëse për 12 ditë nuk konstituohet Kuvendi, do të ketë zgjedhje

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se ky vendim është mjaftë i qartë se Kuvendi nuk është i konstituar pa u zgjedhur edhe nënkryetari nga komuniteti serb.
Tutje, Gashi ka bërë të ditur se nëse për 12 ditë, kaq kohë sa kushtetuesja dha për ta formuar kuvendin kjo nuk ndodh atëhere Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
”Nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin. Nëse kjo nuk ndodh, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.” ka shkruar deputeti.
Postimi i plotë: