Gashi performon në festivalin ‘Coachella’
Në Amerikë është duke u mbajtur festivalin disa ditorë ‘Coachella’.
Në këtë festival bëhen bashkë emrat më të njohur të artit në botë ndërsa artist të shumtë dhurojnë performanca për të pranishmit.
Pjesë e këtij festivali këtë vit ishte edhe reperi i njohur shqiptar i cili po bën një karrierë ndërkombëtare, Gashi.
Gashi ka ‘ndezur’ atmosferën në këtë festival me një performancë të mrekullueshme para një numri të madh adhuruesish.
Ndryshe, Gashi ka paralajmëruar që shumë shpejt mund ta shohim në bashkëpunim me reperen e famshme, Cardi B./Indeksonline/