75 Mall Live Search
14:37 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Gashi përplaset me Konjufcën: Pse të bëhen lajme largimet e ambasadorëve, që u ka skaduar mandati?

Anëtari i Komisionit parlamentar për punë të jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abren Gashi, partia e të cilit është në koalicion qeveritar me Vetëvendosjen, i ka reaguar ashpër ministrit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, në lidhje me shkarkimet e fundit të ambasadorëve, raporton IndeksOnline.

Gashi i ka thënë Konjufcës se duhet vendosur disiplinë komunikimin, dhe se nuk duhen bërë lajme, shkarkimet e ambasadorëve e konsujve të cilëve tashmë u ka skaduar mandati i tyre.

“Shqetësimi im është me të drejtë, me përfaqësim politik, me tërheqjen e ambasadorëve dhe ka të bëjë me deklaratat e disa konsujve. Po ashtu nuk e kuptoj idenë se si të  bëhen lajme shkarkimet e ambasadorëve, konsujve që u ka skaduar mandati”, theksoi Gashi.

Ndryshe është paralajmëruar edhe tërheqja e Teuta Sahatqiut që vjen nga LDK-ja, e që është në pozitën e Konsulles së Kosovës në New York . /IndeksOnline