75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Gashi: Programi i Rimëkëmbjes i PDK-së, do të mbështesë fuqishëm projektet e sipërmarrësve të reja

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka takuar të rinjtë, me të cilët ka diskutuar për Programin e rimëkëmbjes që ka vlerën e 15 milionë eurove për projektet rinore.

Ai ka thënë se edhe sa ishte ministër ka mbështetur shumë vajza të reja, të cilat sot kanë bizneset e tyre të qëndrueshme.

Postimi i tij:

“Programi i rimëkëmbjes ka një fond prej 15 milionë eurosh për t’i financuar projektet rinore, ku bëjnë pjesë edhe iniciativat e të rejave të vendit tonë.

Edhe gjatë kohës sa drejtuam Ministrinë e Rinisë, përmes Fondit rinor, kemi mbështetur shumë vajza të reja, të cilat sot kanë bizneset e tyre të qëndrueshme. Kanë filluar me nga një e dy punëtorë, ndërkohë kanë rritur numrin e të punësuarve me nga shtatë e tetë punëtorë.

#PDK134✔️

#EnverHoxhaj1✔️

#KujtimGashi22✔️