75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Gashi: Prokuroria Speciale i ra pishman, s’i ktheu paisjet e konfiskuara në OVL të UÇK-së

Tom Gashi, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve së OVL të UÇK-së, ka thënë se sot nuk i ka marrë paisjet e konfiskuara, më 25 shtator në zyret e kësaj organizate, nga Prokuroria Speciale në Hagë, shkruan IndeksOnline.

Gashi tha se këto paisje nuk u kthyen pasi “ i kanë ra pishman”.

Ai tha se në formë të shkruar do t’i njofojnë nga kjo prokurori pas disa ditëve për kthimin e paisjeve.

“Unë kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por këta kanë vendosur të mos na japin paisjet. Unë besoj që mos dhënia e paisjeve me kërkesë të tyre pasi ne e dinim se çfarë ka aty.

Unë kam ardh me kërkesë të shkruar dhe nga oficeri që tha se është përgjegjës i Prokurorisë Speciale në Hagë, mora njoftimin.

Unë besoj që ka qenë një fjali që është publikuar dje ku ne kërkuam që të sqarojnë se çfarë kanë gjetur në paisjet e konfiskuara më 25 shtator.

Tani nuk janë të përgatitur që t’i kthejnë paisjet”, tha ai./IndeksOnline/