75 Mall Live Search
18:23 / E Enjte, 28 Prill 2022 / LB

Gashi propozon Glauk Konjufcën për kryetar të komisionit hetimor për energjinë

Po vazhdon seanca maratonike e ftuar nga 40 deputetë për formimin e komisionit hetimor për çështjen e energjisë.

Mes përplasjeve të shumta mes deputetëve të pozitës dhe opozitës nuk po arrijnë t’i japin epilog kësaj çështje.

Në këtë situatë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka propozuar që këtij komisioni t’i prijë kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër, Konjufca ka thënë se ai nuk mund ta udhëheq këtë komision, sepse atë e ka propozuar mazhoranca dhe se nuk është çështje se a i beson apo jo opozita.