75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gashi publikon bashkëpunimin me artistin me famë botërore

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Momentalisht është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”.

Në një postim në Instagram, Gashi para pak kohësh tregoi se vendosi këtë titull për albumin e tij, pasi vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi, duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80-të.

Së fundmi, reperi ka publikuar bashkëpunimin me artistin me famë ndërkombëtare Sting.

Projekti i tyre muzikor mban titullin  “Mama” dhe që në orët e para të publikimit është pëlqyer së tepërmi nga fansat.