19:03 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gashi publikon projektin e ri në bashkëpunim me Dj Snake

Reperi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi ka publikuar projektin e ri muzikor.

Këtë herë Gashi ka bashkëpunuar me Dj Snake, kënga e dyshes mban titullin ‘Paris’ është pjesë e albumit më të ri  e DJ Snake, shkruan Indeksonline.

Gashi në një postim që ka bërë në ‘Instagram’ është shprehur I lumtur dhe falënderues që ishte pjesë e këtij projekti.

“Kam qarë këtë mëngjes sepse nuk e besoja që e bëra këtë, jam në albumin e DJ Snake përsëri. Jam shumë falënderues. Kur po kaloja në periudhën më të vështirë të jetës sime, DJ Snake më bëri pjesë të albumit të tij me Travis Scott dhe Migos, dhe bëri që çdokush të më marrë më seriozisht. Ai ishte gjithmonë aty për të më përkrahur. Të dua vëlla, urime për albumin e ri”, ka shkruar Gashi./Indeksonline/