Gashi, Selimi e Hamiti realizojnë vizitë studimore në Tajlandë!
Nënkryetari i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK), Nehat Gashi, së bashku me Presidentin e FSUNK-së, Prof. Asoc. Dr. Musa Selimi, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Fidan Hamiti, realizuan një vizitë studimore dhe institucionale në Mbretërinë e Tajlandës, në periudhën 4–12 janar 2026.
Vizita u zhvillua me ftesë zyrtare të Prof. Asoc. Dr. Phassakon Nuntapanich, Nënkryetar i University Sports Board of Thailand (USBT), dhe kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e sportit universitar.
Gjatë qëndrimit në Tajlandë, delegacioni i FSUNK-së vizitoi qytetet Bangkok, Chonburi, Chiang Mai dhe Ayutthaya, ku u zhvilluan takime dhe vizita institucionale në Thailand National Sport University, Srinakharinwirot University – Fakulteti i Edukimit Fizik, si dhe Rajabhat Phranakhon Si Ayutthaya University. Po ashtu, delegacioni mori pjesë në ceremoninë hapëse të Thailand University Games.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në sportin universitar dhe pritet të rezultojë me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës dhe University Sports Board of Thailand.



