75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Gashi: Sfeçla gjen kohë për të aktruar njeriun e vogël që u mbush me pushtet

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, duke komentuar seancën e sotme, ka thënë se ajo përfundoi pa rezultat, e krejt kjo sipas tij për shkak të kryeparlamentares Vjosa Osmani, të cilën e quan të iluminuar për së mbrapshti.

Ndërsa ka thënë se angazhimi duhet të vazhdojë, ndërsa ka ironizuar me u.d e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla.

Ky është postimi i tij i plotë:

Seanca e sotme përfundoi pa rezultat, për shkak të të iluminuarës për së mbrapshti, Vjosa Osmanit. Por detyrat tona ndaj qytetarëve nuk kanë përfunduar, sepse ato rrjedhin nga përgjegjësia që kemi si të zgjedhur të tyre.
Gjithsesi se duhet të vazhdojmë angazhimin për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të rëndë. Por nga praktika e djeshme, kureshtja që shtrohet tash për hapat e mëtejmë doemos se vjen përmes disa pyetjeve kardinalë:
A do na japë leje Xhelal Sfeçla për ta bërë punën tonë? A do na lejojë të mendojmë se si të dilet nga situata? A do lejojë të shprehim atë çfarë kemi për të shprehur “njeriu më i pushtetshëm i ditëve të sotme”
Apo, në një rast më të përçudshëm, nëse Rrahman Morina i versionit 2.0, do të përformojë edhe më keq se ç‘bëri dje me veprimet e tij absurde, antidemokratike, kundër kushtetuese e të paligjshme.
Koha nuk pret e obligimet tona po ashtu. Por Xhelal Sfeçla gjen kohë për të aktruar njeriun e vogël që u mbush me pushtet, i cili tash nuk njeh as derman, as kufi.