75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Gashi: Sot ose nesër presim të mbyllen koalicionet e më pas të thërrasim seancën

Ka përfunduar mbledhja e LDK-së, ku pas kësaj para mediave është deklaruar shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi.

Gashi tha se presin që sot ose nesër të mbyllen koalicionet dhe më pas të konkretizohet edhe emri dhe të thërrasin seancën e jashtëzakonshme për qeverinë e re.

“Ne patëm një mbledhje të GP, mbledhje kordinuese bashkë me kryetarin e LDK-së, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër. Mbledhja shkoi mirë po presim që me formalizimin e koalicioneve që do të bëhet shumë shpejtë besoj brenda ditës së sotme dhe nesër të procedojmë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.Akoma nuk e kemi marr mandatin nga presidenti, por besoj se sapo të kryhen çështjet që kanë të bëjnë me koalicion dhe t’i formalizojmë mbi 61 deputetë të njoftojmë presidentin dhe ai do të kryejë punën e vet.Votë e mjaftueshëm konsiderohet në momentin e nënshkrimit të koalicionit dhe ende s’kemi nënshkruar asnjë koalicion, janë dakorduar por me nënshkrim do të bëhen sot ose nesër besoj”, tha Gashi, raporton Indeksonline.

Gashi u pyet se pse sot mungoi kryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së njëherësh nënkryetare e kësaj partie.

“Të gjithë deputetët, përfshirë edhe zonjën Osmani ka qenë e ftuar në mbledhje, besoj ka qenë diçka e zënë sepse do të ishte e pranishme.Mua më rezulton se i kemi votat, Lista Serbe mesa di unë do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, pra s’ka kërkim mëshire apo diçka. Bëhet koalicioni qeverisës, Lista Serbe e ka numrin e caktuar në bazë të ligjeve të Kosovës. Njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë zv/kryeministër”, tha Gashi.

I njëjti u deklarua edhe lidhur me çështjen e të parit të AKR-së, Behgjet Pacolli i cili pritet të jetë pjesë e koaliconit, por që vazhdon të jetë në Zvicër, shkaku i situatës së krijuar nga COVID-19.

“Sa i përket z.Pacolli e dini se kjo çështja e koronës na ka mësuar të komunikojmë edhe në distancë, nuk e di a do të jetë prezent në seancën e radhës këtu, por kryetari I LDK-së dhe kandidati për kryeministër kanë komunikuar edhe me z.Pacolli”, shtoi ai.

Madje Gashi tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje e sheh të arsyeshme të qoj vendimin e presidentit në Kushtetuese, le ta bëjë.

“Mendoj se kemi këndvështrime të ndryshme,, letra e presidentit është ligjore dhe s’ka bazë të qohet në Kushtetuetese. Është e drejtë e kujtdo që e konsideron se iu ka mohuar një e drejtë dhe ka veprime jo kushtetuese që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me këtë rast Lëvizja Vetëvendosje mund t’i drejtohet dhe gjykata e vlerëson.Nuk është caktuar ende kabineti qeveritar, sot s’kemi biseduar në emra të përveçshëm. Nuk është caktuar ende kabineti qeveritar, sot kemi biseduar më shumë për propozimet e përgjithshme fillestare.Sapo të përfundojnë koalicionet do të dërgojmë emrin, pra varet prej të gjitha palëve jo vetëm prej neve.Shpresojmë që sot ose nesër të mbyllen koalicionet dhe ne më pas do të procedojmë emrin tek presidenti. Mbetet në vullnetin e së paku 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por me vullnetin e LDK-së, Hoti do të jetë kryeministër i Kosovës”, përfundoi ai./Indeksonline/