75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / Z S

Gashi: Specialja po përdor dokumente të Serbisë, kjo është katastrofale – s’ka drejtësi

Avokati Tomë Gashi e ka quajtur katastrofale që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë pranuar si dëshmi dokumente të siguruara nga organet e sigurisë së Serbisë.

“Kjo është katrastrofale edhe po i bjen sikur me i zëvendësu këta gjyqtarë e Gjykatës Speciale me gjeneral apo me ushtarak serbë të cilët kanë qenë palë ndërluftuese kur ka qenë lufta në Kosovë. Më pas ka ndërhyrë edhe NATO-ja duke parë se çfarë po bënë Serbia në kuptimin e gjenocidit ndaj nesh. Kjo nuk është normale kur kemi të bëjmë me atë që gjitha bota e civilizuar e kanë kuptuat dhe dinë se çfarë ka bërë Serbia këtu”, ka theksuar ai.

“Kjo është katrastrofale, që  pranon se nëse i marrin dokumente Serbisë atëherë jo vetëm çdo pjesëtarë i UCK-së që mund të shpallet fajtor në të gjitha gjykata që ka ndikim Serbia mos të flasim edhe për Rusinë dhe shtet armiqësore që janë në raport me Kosovën. Por me dokumente të Serbisë mund të dënohen edhe gjithë shqiptarët pa marrë parasysh nëse kanë marrë pjesë në luftë apo jo, qëllimi ka qenë çlirimi ndaj okupimit serb”, deklaroi tutje Gashi në emisionin FIVE.

Ai kujtoi ndërhyrjen e NATO-s, duke theksuar se e gjithë bota e civilizuar e ka njohur krimin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Sipas Gashti, është tmerruese dhe “këtu mund të presim gjithçka por jo drejtësi”./Indeksonline/