14:25 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gashi: Sylejman Selimi e Jahir Demaku po mbahen në burg pa vendim gjyqësor

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku po mbahen padrejtësisht në vuajtje të dënimit.

Ai ka thënë se që nga 11 qershori, Selimi dhe Demaku po mbahen aty pa ndonjë vendim gjyqësor, pasi Gjykata Supreme dhe Kushtetuese ka marrë vendim dhe ka dërguar shkresë që të gjitha aktgjykimet e mëparshme të anulohen.

Sipas tij, ky vendim në gjuhën juridike i bie që Sylejman Selimi do duhej liruar, por që persona të caktuar e arsyeje politike po e mbajnë në Dubravë, transmeton Indeksonline.

“Selimi është qëllimisht duke u sakrifikuar për arsyeje të panjohura, arsye ligjore nuk ka që ata të qëndrojnë në vuajtje të dënimit. Kjo pasi Gjykata Supreme ka dhënë vendim që të anulohen aktgjykimet e më parshme, që kjo i bie që ata po mbahen padrejtësisht aty. Ky vendimi i Supremes nuk është duke u zbatuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe pa një vendim gjyqësor po mbahen aty. Në botën e civilizuar  nuk ka mundësi të mbahet dikush kur vendimi jepet që aktgjykimet e mëparshme të anulohen. Kjo do të thotë që ata janë të pafajshëm” ka thënë Gashi./Indeksonline/