Gashi takohet me moderatorin kosovar, thotë se ishte i pari që e kishte përkrahur
Rep artisti shqiptar me famë botërore, Gashi mbrëmë performoi në ‘Sunny Hill Festival’.
Pas performancës ai u takua me moderatorin e njohur kosovar, Alaudin Hamiti, shkruan Indeksonline.
Në një video që e ka postuar moderatori, Gashi thotë se në vitin 2011 Alaudin Hamiti e kishte përkrahur dhe se ishte personi i parë që e kishte bërë.
Hamiti në postimin e tij në Instagram thotë se ka mbetur pa fjalë nga modestia e reperit.
“Pa fjalë. Faleminderit që ke qenë gjithmonë vetvetja, më i vërteti, uniku, sinqerti që unë e kam parë. Ti je vërtet, real, i përulur dhe inspirues. Unë jam shumë krenar me ty. Btw: dashta me ja jap shqiponjen tem pasi e humbi, por e kishte gjet.” , ka shkruar Hamiti në postimin e tij.
Në video shihet se moderatori dhe reperi kanë një shoqëri mjaft të mirë. /Indeksonline/
