75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / Z S

Gashi takohet me senatoren republikane Joni Ernst, temë diskutimi forcimi i marrëdhëneve midis Kosovës dhe SHBA-së

I dërguar nga kryetari Abdixhiku, anëtari i kryesisë së LDK-së, prof. dr. Alush Gashi, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës në Washington DC ai ka zhvilluar një takim me senatoren republikane Joni Ernst një mike e madhe e Kosovës.

Temë diskutimi ishte forcimi i mardhëneve midis Kosovës dhe SHBA-së.

”Diskutuam forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe vizionin që me kryeministrin Abdixhiku të arrijmë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Gashi.

Gashi po qëndron për një vizitë në SHBA tashmë sa ditë./Indeksonline/