12:03 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gashi: Tani është detyrë e prokurorisë dhe shtetit të Kosovës, që të gjejnë vrasësin e Deharit

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se tani është detyrë e prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.

Ai tha se pas pranimit të dy raporteve të përpiluara në gjuhën frënge dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga Instituti Zviceran…, lidhur me vrasjen e Astrit Deharit vërtetohet ajo që është ditur që nga dita e parë e vrasjes së Astrtit Deharit, se ai ishte vrarë në rrethana të pasqaruara deri tani në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, transmeton Indeksonline.

Gashi tha gjithashtu se Dehari është vrarë për një arsye, se ka qenë aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje  dhe është vrarë duke u tentuar që t’i merreshin deklarata vetinkriminuese për diçka që kurrë nuk ka ndodhur.

Postimi i plotë:

Sot kemi paranuar dy raportet të përpiluara në gjuhen frenge dhe të përkthyera në gjuhen shqipe nga Institutit Zviceran-Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, ku njëri raport përbëhet nga 45 faqe ndërsa raporti tjetër përfundimtarë përbëhet nga 14 faqe.

Në bazë të këtyre raporteve të Insitutit Zviceran vërtetohet ajo që është ditur që nga dita e parë e vrasjës së Astrit Deharit më 05.11.2016 që ai është vrarë në rrethana të pasqaruara deri me tani në Qendren e Paraburgimit në Prizeren.

Tani është detyrë e Prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.

Është ditur se Astrit Dehari është varë vetëm për një arsyje se ka qenë aktivisistë i Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe është vrarë duke tentuar që ti merren deklarata vetëinkriminuese për diçka që kurrë nuk ka ndodhur, kinse për gjuajtjen e Parlamentit të Republikes se Kosoves, gje që kurrë nuk ka ndodhur nga ai dhe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjës VETËVENDOSJE!

Astrit Dehari është mbajtur për 78 ditë në Qendren e Parburgimit në Prizeren, dhe për këto ditë sa është mbajtur në paraburgim ai ansjëherë zyrtarisht nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Tani shteti duhet te kërkoj drejtësi për Astritin.!

#drejtesiperastritin