75 Mall Live Search
23:19 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / MSH

Gashi thotë se rrugëtimi i PDK-së drejt fitores së madhe – filloi sot

Partia Demokratike e Kosovës, në një tubim madhështor në Prishtinë, nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Programi qeverisës dhe kandidatët për deputet të kësaj partie u prezantuan përpara qindra qytetarëve nga e gjithë Kosova.

Nën sloganin “Ma Mirë”, edhe kandidati Kujtim Gashi u shpreh se filloi rrugëtimi i PDK-së drejt fitores së 9 shkurtit.

Duke ndarë fotografi nga takimi, Gashi deklaroi se Kosova mundet më mirë.