Gashi tregon datën e lansimit të bashkëpunimit me Chris Brown

Reperi i njohur me prejardhje shqiptare që njihet si ‘Gashi’, së fundmi ka bërë një paralajmërim mjaft interesant për fansat e tij.
Ai pritet që me 24 janar të sjellë bashkëpunimin ‘Safety 2020’ me reperin me fame botërore Chris Brown, si dhe Afro B dhe Dj Snake, përcjellë Indeksonline.
Ky bashkëpunim pritet me padurim nga fansat e reperit, duke qenë se Chris Brown është një emër shumë i njohur në skenën muzikore botërore.
Kujtojmë që Gashi edhe para disa ditësh kishte bërë me dije se do të realizojë këtë bashkëpunim, por tanimë ka dhënë edhe datën e lansimit. /Indeksonline/
