75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 26 Tetor 2025 / BA

Gashi: Vështirë që dikush prej LDK-së ta votojë qeverinë sot, por nuk e di

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë dhe se nuk e di nëse LVV-ja i ka siguruar votat e nevojshme për votimin e qeverisë së re sot në Kuvend dhe nëse do ta arrijë këtë me ndihmën e ndonjë deputeti të kësaj partie.

Ai tha se masat për ndonjërin prej deputetëve të LDK-së që do të mund të votonte pro qeverisë së Kurtit, do të diskutoheshin pas seancës së sotme.

“Atëherë pas seancës kjo. Besoj që është një çështje tepër delikate votimi i qeverisë pa marrëveshje politike, individualisht, sidomos pas 8 muajsh të një situate të tensionuar dhe të krijuar paarsyeshëm. Është shumë vështirë ta bëjë dikush prej LDK-së, por nuk e di”, tha ai.

Gashi tha se ka frikë se “vendi do të hyjë në një krizë buxhetore”.

Ai tha se mund të mos mund të bëhet asnjë pagesë nga 1 janari.